Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdim i seancës së 140-të të Kuvendit

Shkup, 13 shkurt – Në Kuvend sot duhet të mbahet vazhdimi i seancës së 140-të.

Deputetët duhet të shqyrtojnë disa pika, duke përfshirë propozimin për emërimin e Prokurorit Publik të Maqedonisë së Veriut, ndryshimet në Ligjin për shërbim gjyqësor, Ligjin për shërbimin e prokurorisë publike, të dy me procedurë të shkurtuar, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, me procedurë të shkurtuar.

Nga rendi i ditës i seancës kanë mbetur disa pika, Propozim ligj përndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurën e përbashkët transitore (version i konsoliduar) disa pika për zgjedhje dhe emërime, si drejtor i Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, për anëtarët e Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve, për anëtarët e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, për emërimin e anëtarit të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Në rend dite janë edhe propozim-ligjet për themelimin e  Fakultetit të mjekësisë në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” Manastir, për arsimin e mesëm, për arsimin dhe aftësimin profesional, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët duhet të shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për Zyrën e Kthimit të Pronës, si dhe plotësimin e ligjeve për përmbarim, për provimin e jurisprudencës, të Ligjit për noteri, të gjitha në lexim të parë. Propozim-ligji për verën, Propozim-ligj për instrumente financiare, të dy në lexim të parë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky