Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdoi greva e punëtorëve të NP Pyjet nacionale

Shkup, 13 mars – Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, sot ishte në degën e NP Pyjet nacionale – Babuna Veles, ku të gjithë punëtorët janë unanim për përmbushjen e kërkesave për shkak të cilave të enjten filloi greva, ndërsa sot vazhdoi.

Punëtorët reaguan se edhe rroga e fundit për muajin janar, të cilën e kanë marrë këto ditë pas shpalljes së grevës, në mënyrë të kundërligjshme është ulur për nga dy mijë dinarë për secilin të punësuar në këtë ndërmarrje publike, si dhe ajo se nuk u është paguar shtesa në terren dhe shtesa të tjera pagash për disa muaj.

Siç thonë nga LSM-ja, revolta është e madhe te rreth dy mijë punonëtorë të NP Pyjet Nacionale në vend, drejtuar ekipit drejtues të tyre për faktin se vazhdimisht vonohen në pagesën e pagës, si dhe se janë përsëri duke u paguar atyre një pagë të reduktuar.

I kujtojnë se afati për pagesën e pagave të muajit shkurt skadon më 15 mars. Njëkohësisht paralajmërojnë se nëse nuk iu paguhet paga për muajin shkurt në afatin e paraparë me ligj, paralajmërojnë se do të organizojnë protestë para selisë së NP Pyjet Nacionale në Shkup.

Ndryshe, më 7 mars dy mijë punonjës dolën në grevë, pasi nuk kanë rrogë për muajin janar dhe afati i pagesës për muajin shkurt po afron. Ata alarmuan se nuk ka rroga për punëtorët e Ndërmarrjes Publike (NP) “Pyjet Kombëtare”, por ka para për vetura të reja zyrtare dhe për 450 vende të reja pune.

Atha theksojnë se kjo ndërmarrje po përballet me çaste jashtëzakonisht të vështira dhe nuk paguan rroga e kontribute, ndërsa punëson 400 punëtorë të rinj.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky