Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdojnë bllokadat me autobusë

Shkup, 8 dhjetor – Autobusët privat edhe sot po bllokojnë disa udhëkryqe kryesore të Shkupit. Dita e katërt me radhë vazhdojnë bllokadat e autobusëve privat të cilët janë në konflikt me Qytetin e Shkupit përshkak borxheve të pa paguara, informon Zhurnal.

Qyteti i Shkupit dhe Arsovska edhe më tej janë të qëndrimit se nuk duhet të bisedojnë fare me transportuesit por ato borxhe t’i kërkojnë përmes gjykatës. Nga Qyteti i Shkupit thërrasin MPB-në të intervenojë dhe t’i largojnë bllokadat.

NGa ana tjetër, drejtori i Sloboda Prevoz, Lenin Jovanovski deklaroi se po tërhiqet nga protestat sepse emri i tij është përdorur shumë për përplasje politike, por se bllokadat edhe më tej do të vazhdojnë.

Edhe nga Makekspress njoftuan se nuk janë organizues të protestave dhe bënë thirrje partitë politike të mos e politizojnë protestën.

Kryeqyteti po përballet me probleme të mëdha në komunikacion përshkak këtyre bllokadave. Më së shumti që pësojnë janë qytetarët të cilët nuk po mund të arrijnë si duhet nëpër vendet e tyre të punës, nxënësit në shkollë e kështu me radhë./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky