Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdojnë skandalet e Arsovskës! / Nuk pranoi punësimin e Beni Shaqirit, shkarkohet drejtori i QKM-së

Shkup, 18 janar – Ushtruesi i detyrës në Qendrën Kulturore Maqedonase, Vanço Bogoev është shkarkuar nga detyra dhe kjo përshkak se nuk ka nënshkruar punësimin e këngëtarit Arben Shaqiri, përcjellë Zhurnal.

Nga QKM njoftojnë se Bogoev nuk ka pranuar presionet nga sekretari gjeneral i Qytetit të Shkupit të nënshkruajë punësim, dhe për këtë shkak nga nesër kjo qendër do të bëhet me drejtor të ri. Atë do ta zëvendësojë Nikolla Aleksov, detektiv i diplomuar, i punësuar para dy ditëve përmes agjencisë për punësime të përkohshme, i cili nuk ka asnjë lidhje me kulturën.

“Në orët e pasditës dje, u.d drejtori i QKM Vanço Bogoev i cili 36 vite është pjesë e institucionit dhe me mandatin e tij gati 1 vjeçar vazhdoi në drejtim të rritjes dhe mirëmbajtjes së programit të QMK-së, u zëvendësua nga pozita e tij përshkak se nuk pranoi presionet e sekretarit gjeneral të Qytetit të Shkupit të nënshkruajë punësim për Arben Shaqirin.

Përshkak se nuk e nënshkroi atë endim, nga nesër QKM do të ketë u.d drejtor të ri, Nikolla Aleksov, detektiv i diplomuar i cili është pranuar para dy ditëve përmes agjencisë për punësime të përkohshme, pa asnjë përvojë dhe prapavi në institucionin kulturor”, sqaruan nga kolegiumi i QKM-së./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky