Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon debati për ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Shkup 12 prill – Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale sot në orën 13 duhet të vazhdojë me debatin për Propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune që janë pjesë e pakos së ligjeve lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Debati filloi dje, ndërsa opozita kërkoi të ndërpritet, pasi, sipas tyre i njëjti është i kotë. Vlerësojnë se këtyre ndryshimeve duhet t’u kushtohet vëmendje më e madhe dhe se nevojitet debat publik në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha palët e involvuara.

“E Majta” i ka shtruar mbi 1000 amendamente, për çka sot zëdhënësi Amar Mecinoviq do të informojë në konferencë shtypi. Dje deputeti i partisë “E Majta” Boris Kërmov, në profilin e tij të Fejsbukut publikoi se i kanë shtruar 1.111 amendamente.

Amandamente paralajmëruan edhe VMRO-DPMNE dhe VMRO Partia Popullore.

Nga Qeveria dje sqaruan se ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune kanë të bëjnë vetëm për projekte me interes strategjik dhe nacional dhe me to mundësohet opsioni për një javë më të gjatë pune dhe dita e dielë ditë pune vetëm për ndërtime të tilla ndërtimore për çka sigurohet edhe pëlqim me shkrim nga vetë punëtori.

“Ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune që janë para Kuvendit kanë të bëjnë vetëm për projekte me interes strategjik dhe nacional dhe përfshijnë zgjidhje me të cilën punëtorët ndërtimorë të cilët kanë lloje të tilla të projekteve do të marrin kompensim për 50 për qind më shumë për çdo orë pune të dielën dhe do të marrin kompensim për punë jashtë orarit në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat, për orët e tjera jashtë orarit të punës. Për të gjithë këtë, paraprakisht do të sigurohet pëlqim me shkrim nga vetë punëtori”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Intenca, thonë nga Qeveria, është të mbrohen punëtorët dhe të drejtat e punëtorëve, ndërsa më pas të mundësohet implementimi i njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në historinë e shtetit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky