Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon me punë seanca e 131-të e Kuvendit

Shkup, 21 nëntor – Në Kuvend sot do të vazhdojë seanca e 131-të, në të cilën duhet të shqyrtohen disa pika, ndër të cilat edhe Propozimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozimi për shpalljen e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e Komisionit Anketues për skandalin me Klinikën e Onkologjisë, zgjedhja e drejtorit të ATO-së, Propozim vendimi për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhje të shoqatës nga fusha e të drejtave të njeriut, e drejta policore dhe gjyqësia për mekanizmin e kontrollit civil në përbërje të Avokatit të popullit, Propozim-ligji për  detyrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për vendkalimin kufitar të përbashkët hekurudhor Tabanoc me procedurë të shkurtuar dhe të tjera.

Në suaza të seancës së 131-të dje u votua Rregullorja e re e Kuvendit, e cila do të zbatohet nga përbërja e ardhshme parlamentare.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky