Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon skriningu sqarues për klasterin e parë në Bruksel

Shkup, 19 shtator – Ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe këtë javë në Bruksel, ku vazhdojnë të dëgjojnë për legjislacionin e BE-së në fushat e përmbajtura në klasterin e parë për negociata me BE-në, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Skriningu sqarues filloi në fund të javës së kaluar me kapitujt “Furnizime publike” dhe “Statistika”, të cilat janë pjesë e klasterit të parë të njohur si “Themelet”. Ky është klasteri i cili i përmban edhe kapitujt kryesorë për drejtësinë, gjyqësinë dhe të drejtat themelore.

Ekipet e ekspertëve edhe këtë javë janë në Bruksel ku vazhdojnë të dëgjojnë për legjislacionin e azhurnuar të legjislacionit të BE-së në kapitujt e mbetur nga klasteri i parë. Sot dita i kushtohet reformës së administratës publike. Deri në fund të javës në rend dite do të jenë edhe kriteret ekonomike, kontrolli financiar dhe drejtësia dhe të drejtat themelore, si dhe kapitulli “Drejtësia, liria dhe siguria”.

Ky proces i skriningut sqarues duhet të zgjasë deri në nëntor. Në këtë pjesë të procesit, ekipet njoftohen me risitë në legjislacionin e BE-së në të gjithë kapitujt e procesit të negociatave dhe kanë mundësinë t’u bëjnë pyetje kolegëve të tyre nga Komisioni Evropian të cilët e udhëheqin skriningun.

Pasi do të përfundojë skriningu sqarues, ekipi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të ndahen dhe secili do ta fillojë skriningun bilateral. Skriningu bilateral është proces në të cilin vendi negociator duhet të tregojë dhe dëshmojë deri ku është në procesin e transpozimit të legjislacionit të BE-së në atë të brendshëm. Ky proces duhet të zgjasë të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, me mbikëqyrje të ngushtë nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së.

Vetëm pas përfundimit të skriningut bilateral dhe pas ndryshimeve kushtetuese për regjistrimin e bullgarëve, Maqedonia e Veriut do të mund edhe formalisht të fillojë të negociojë klaster për klaster për anëtarësim në BE.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky