Agjencia Zhurnal.mk.

Vdekja e 1 muxhahedini gjatë operacionit në MEK, burime nga policia: I ra infarkt

Burime nga Policia e Shtetit për Euronews Albania bëjnë me dije se vdekja e një personi gjatë operacionit të policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë nuk lidhet me veprimet apo mosveprimet e efektivëve.

Gazetari Eni Ferhati, tha se sipas policisë viktima ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit dhe nuk lidhet me operacionin e policisë.

“Versioni zyrtar i policisë, që kanë qenë në këtë operacion, bën me dije se shtetasi në fjalë dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe nuk lidhet me operacionin, pasi nuk është përdorur asnjë mjet që mund të ketë shkaktuar vdekjen e personit.
Ndoshta do të jetë edhe objekt i një hetimi të mëvonshëm në lidhje me veprimet e Policisë së Shtetit gjatë operacionit.

Drejtuesit e këtij operacioni kanë qenë anëtarët e anti-terrorit. Policia ka qenë e përgatitur për një rezistencë, ku banorët janë përplasur edhe fizikisht me policinë. Në bazë të komunikimeve, vdekja nuk lidhet me veprime apo me mosveprimeve të policisë”, tha Ferhati.

Konfrontimin e banorëve me policinë shqiptare e ka konfirmuar edhe një muxhahedin i mbetur i plagosur. Nga ambientet e spitalit të kampit, ai tha se policia shqiptare i kërkoi të sekuestronte kompjuterët e tij duke bërë që ai të rezistonte.

“Isha në shtëpinë time kur policët hynë brenda dhe tentuan të merrnin kompjuterat dhe serverat që kisha. Kur i pyeta nuk më kthyen përgjigje se për çfarë i donin.

Unë nuk mund të lejoja kompjuterat e mi t’i merrnin. Pse duhet t’i merrnin kompjuterat e mi?”, tha ai për Euronews.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky