Agjencia Zhurnal.mk.

Vdes në aksident i riu shqiptar në Itali. Plagosen një tjetër shqiptar dhe një rumun

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Imola, në zonën e Bolognese. Si pasojë e ngjarjes humbi jetën një 24-vjeçar me origjinë shqiptare. Ky i fundit po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë.

I riu shqiptar, i cili ishte në sediljen e djathtë, u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit. Gjithashtu shoferi, një 23-vjeçar shqiptar dhe 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme mbetën të plagosur.

Policia italiane ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton shkaqet e rrethanave të aksidentit.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky