Shkup, 12 prill – Një fëmijë i mitur ka vdekur mbrëmë pasi është sulmuar nga qeni i fqinjëve në lagjen Pintia të Shkupit.
“Nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” më 11.04.2023 në orën 18:25 është denoncuar se tek ta është sjellë një minoren nga Shkupi, i cili sipas denoncimit u është nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga qeni, pronë e fqinjit të tij N.G.. Është njoftuar prokurori publik me urdhër të së cilit trupi është dorëzuar për obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kumtoi MPB.