Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot ka në QKUK ka ndërruar jetë një i burgosur.
Sipas komunikatës, ai ishte dërguar në QKUK duke “u reanimuar tërë kohën” nga stafi korrektues dhe ai shëndetësor.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.” – thuhet tutje në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot ne QKUK eshte konstatuar vdekja e të burgosurit EH, i cili nga QP në Prishtine është sjell nga stafi korrektues dhe ai shendetesor duke e reanimuar tërë kohën.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.
Organet perkatese do ta verifikojnë shkakun e vdekjes.




