Agjencia Zhurnal.mk.

Vëllezërit raportojnë në polici se dhëndrri po ua rreh motrën

Në stacionin policor të Prishtinës është raportuar dje një rast i dhunës në familje.

Indeksonline raporton se dy vëllezër kanë raportuar në polici se dyshojnë që dhëndrri i tyre, F.Selimi, po ushtron dhunë ndaj motrës së tyre.

Të njëjtit thonë se dhëndrri i tyre edhe i ka kanosur.

Policia ka shkuar në banesën e të dyshuarit, të cilin bashkë me bashkëshortën i kanë shoqëruar në stacion policor.

Indeksonline raporton se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar me dy vepra penale: “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky