Shkup, 4 shtator – Maqedonia e Veriut do të duhet të fokusohet në krijimin e kushteve për implementimin e politikave të migracionit të Bashkimit Evropian, sepse direktivat e reja janë kriter kyç për bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian. Shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë mbështetjen e Bashkimit Evropian, në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë me ballafaqimin e sfidave të ndryshme me emigrantët dhe azilkërkuesit. Është pikërisht kjo pjesë nga Konventa nacionale e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut me temën “Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor përmes prizmit të politikës së re të BE-së për migrimin dhe azilin”, në organizim të Lëvizjes Evropiane.
“T’i marrim parasysh personat të cilët kanë të drejtë në mbrojtje ndërkombëtare, të krijojmë një sistem ku do të mund t’u ndihmojmë këtyre njerëzve që të integrohen në tregun e punës.”, – deklaroi kryetari i Lëvizjes Evropiane në Itali, Pjer Virxhilio Dastoli.
“Me IPA fondet, IPARD 3 nga 2021 deri më 2023 janë miratuar rreth 200 milion euro, si dhe janë miratuar politikat e vizave, të cilat janë mjaft të rëndësishme, mirëpo më e rëndësishme është mbështetja e “FRONTEX”-it.”, – theksoi ambasadori i Spanjës, Hoze Luis Lozano.
Këtë vit, shërbimet kufitare kanë parandaluar rreth 6 mijë tentime për kalime ilegale të kufirit me Greqinë. Janë shpëtuar 360 persona, të cilët kanë qenë pjesë e trafikimit me njerëz, ndërsa është shkatërruar grupi kriminel 17 anëtarësh, njoftoi ministri, Spasovski. Ndërkohë, ka harmonizim të legjislacionit në këtë fushë, por ka nevojë për pajtueshmëri edhe me sistemet nacionale të shteteve anëtare. Principi për solidaritet është i detyrueshëm, megjithatë shtetet kanë qasje të ndryshme sa i përket fushës së ekonomisë, si dhe për emigrantët nga vendet e konfliktit, për të cilët ka masa të posaçme për kyçjen në shoqëri.




