Agjencia Zhurnal.mk.

Vendimi – Mbetën pa shtëpi nga tërmeti, qeveria u kalon 322 apartamente disa bashkive

Qeveria, mbështetur në ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, miratoi të mërkurën kalimin te bashkitë Kavajë, Kamzë, Kurbin, Durrës dhe Lezhë të 322 apartamenteve, në 19 ndërtesa, me njësi banimi (pallat).

Sipas vendimit, 45 apartamente në 2 ndërtesa, me njësi banimi  do ti jepen  Bashkisë Kavajë, ndërsa 158 apartamente në 12 ndërtesa, me njësi banimi do ti jepen në Bashkisë Kamzë.

“15 apartamente në 1 ndërtesë, me njësi banimi  (pallat) i kalojnë Bashkisë Kurbin, 24 apartamente në 1 ndërtesë, me njësi banimi  i jepen Bashkisë Durrës, ndërsa 80  apartamente  në 3 njësi banimi në Bashkinë Lezhë.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë Kavajë, Kamzë, Kurbin, Durrës dhe Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky