Agjencia Zhurnal.mk.

Vendimi nëse do të kandidoj për mandat të dytë- në gjysmën e dytë të shkurtit, paralajmëron Pendarovski

Shkup, 9 janar – Presidenti Stevo Pendarovski paralajmëroi se vendimi nëse do të kandidojë edhe për një mandat të dytë do ta sjellë më së voni në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm.

“E thash para disa muajsh se vendimi në atë drejtim do të merret në janar – shkurt. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është më 8 maj, i pari më 24 prill, kështu që kemi edhe katër muaj të mirë. Kandidaturat e të gjitha partive më të mëdha politike pritet të shpallen me gjasë në fillim të marsit. Sa më takon mua, unë vendimin tim do ta marr në gjysmën e dytë të shkurtit”, tha sonte Pendarovski gjatë pjesëmarrjes në TV Sitell i pyetur nëse do të kandidojë për mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

I pyetur “nëse i frikësohet BDI-së dhe sa e rëndësishme është mbështetja e tyre për të”, presidenti tha se nuk ka frikë nga asnjë parti.

“Jo. Përderisa kam mbështetjen e qytetarëve në një numër solid nuk kam frikë nga asnjë subjekt politik. Dhe prandaj nuk kam nevojë askujt t’i nënshtrohem në këtë aspekt”, tha shefi i shtetit.

Pendarovski ka komentuar edhe anketat për kandidatët e mundshëm nga pushteti por edhe opozita, duke thënë se rejtingu i tij nuk ka ndryshuar dukshëm në katër vitet e fundit.

“E kam thënë edhe më parë, nuk është diçka ekskluzive, rejtingu im nuk ​​ka ndryshuar ndjeshëm në katër vitet e fundit, rejtingu im personal. Kur je me mandat është mirë të mos zbresësh, sepse sipas definicionit në botë kudo mandati ju harxhon… Nëse nuk humbni nga rejtingu juaj në katër e gjysmë, pesë vjet, nuk është gjë e keqe”, thotë Pendarovski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky