Në videoklipin, i cili mesa duket është regjistruar në shtëpinë ku ata jetonin në Barcelonë, pak ditë para se të shpërnguleshin në Miami, shihen fëmijët duke kënduar përkrah nënës së tyre dhe duke e shoqëruar në piano.
Kënga ka marrë vlerësime shumë të mira, që nga videoklipi emocionues e deri tek performanca muzikore e Milanit dhe Sashës, të cilët kanë marrë komplimenta nga më të shumtat.
Por është dikush që mesa duket nuk është aspak i lumtur për këtë situatë dhe nuk është askush tjetër veç se Zherard Pike.
Sipas burimeve, ish-futbollisti është shokuar nga shfaqja e fëmijëve të tij në videon e Shakirës.
Gazetarja e njohur spanjolle Lorena Vaskez në “Y ahora Sonsoles”, tregon se ish- lojtari i Barcelonës nuk e dinte që fëmijët e tij ishin në videon e nënës së tij.
“Ai nuk e dinte, as i është kërkuar leje, as autorizim dhe duket se nuk ia kishin thënë as fëmijët e tij”, ka theksuar Vaskez.
Zemërimi i Piqkes që nuk ishte informuar për pjesëmarrjen e fëmijëve të tij në videoklip është aq i madh sa ai tashmë i është drejtuar avokatëve të tij për të parë se çfarë mund të bëhet.
“Ai është në shok. Ai ka folur me avokatin e tij për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë,” treguan ata.