Agjencia Zhurnal.mk.

Vetura “më e përballueshme” e Mercedes-Benz do të vazhdojë prodhimin

Mercedes-Benz A-Class duket se do të qëndrojë në treg më gjatë se sa pritej, edhe pse marka gjermane po largon shumë nga modelet e saj më të përballueshme dhe më pak fitimprurëse.

Shefi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha se barazia e kostos së automjeteve elektrike dhe atyre me derivate është “vite larg”.

Kompania kohët e fundit ka vonuar objektivin e saj që automjetet elektrike të përbëjnë 50 për qind të shitjeve të saj globale, dhe ky synim ka ndryshuar për të përfshirë veturat hibride plug-in, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Mercedes ka konfirmuar se do të ofrojë katër automjete të reja në arkitekturën e tij MMA, megjithëse kjo pritet të përfshijë variante elektrike.

Kjo gamë e veturave ‘Entry Luxury’ do të përfshijë një coupe me katër dyer, një shooting brake, dhe dy modele SUV. Automjeti i parë i prodhuar me arkitekturën MMA pritet të debutojë këtë vit.

Marka ka konfirmuar se synon të regjistrojë fitime më të mëdha nga ato vetura, si pjesë e një shtytje nga kompania për të arritur kushte më të favorshme tregu.

Ndryshe, A-Class ishte automjeti më i shitur i Mercedes në Australi gjatë vitit 2023 me gjithsej 2,392 shitje. 

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky