Agjencia Zhurnal.mk.

VIDEO: Menduh Thaçi thotë se “Telefoni i Kuq” i ka thënë Ali Ahmetit mos i bojkotoni zgjedhjet!

Shkup, 30 prill – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Teqe dega Tetovë, mes tjerash potencoi: Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të më votoni. VMRO ka marrë shumë vota prej maqedonasve, ka fituar bindshëm dhe e ka gëzuar shumë Bilallin dhe VLEN-in, se do i marin në qeveri. Sinqerisht Ju them edhe mu m’ka gëzuar shumë a dini pse? Kam qejf ti dalë përballë. I kam thënë, Ne kur do të fitojmë do të shkojmë bashkë me Frontin, po dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme. Për këtë Ju premtoj”.

Deri sa BDI dhe partitë tjera të Frontit Evropian ende nuk janë deklaruar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Thaçi paralajmëron se ka ndikim nga jashtë që zgjedhjet nuk duhet të bojkotohen. “Në asnjë moment nuk do të jem symshelur apo i pakujdeshëm. Mund Ne ti bojkotojmë zgjedhjet, unë kam shumë dëshirë por telefonata që thotë Alia ajo “telefonata e kuqe” është që mos u ngutni me bojkotimin e zgjedhjeve. Vërtetë mendon Bilalli dhe dhe grupa e tij që aq jo serioz jemi ne si komb. Se VMRO ka fitu, nuk i ka fitu VMRO-ja zgjedhjet ende. Negociata nisi keq me ata, thanë për ne problemi i madh është BDI-ja, thash për Ju problem janë shqiptarët, mos e mbuloni me një fjalë BDI. Vleni tash e kanë zëvendësuar Albin Kurtin me Mickoskin me VMRO-në. S’ka Albin Kurti, me në është tash Albin Kurti me Frontin është. Jo VLEN-i po Skënderbeu me u ngjall VLEN-i nuk hyn në atë qeveri.”, ka deklaruar Thaçi Të bashkangjitur në link Ju dërgojmë video.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky