Manastir, 21 nëntor – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu bëri të ditur se sot së bashku me nxënës dhe mësimdhënës kanë vizituar shtëpinë e Alfabetit, sikurse edhe Konsullatën e Republikës së Shqipërisë, përcjell zhurnal.mk
“Ishte një ditë e bukur sot në Manastirin historik ku qëndruam bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Komunale të Çairit “Kongresi i Manastirit”.
Nxënësit me këtë rast patën mundësinë të vizitojnë Shtëpinë e Alfabetit, sikurse edhe Konsullatën e Republikës së Shqipërisë. Ndërkaq bashkë me nxënësit e shkollës “Goce Dellçev” realizuan edhe një shfaqe të mrekullueshme të pasuruar me pjesë të ndryshme artistike.
Njëherit falënderojmë edhe Shoqatën Joqeveritate 22 Nëntori nga Manastiri për bashkëpunimin që kishim, për të realizuar këtë vizitë të mrekullueshme.”, thuhet në njoftimin




