Agjencia Zhurnal.mk.

Vizita e Blinkenit në Tiranë, Miller: Riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të SHBA-ve me Shqipërinë

Një ditë përpara vizitës zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken në Tiranë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miller gjatë një konferencë ka folur mbi rëndësinë e kësaj vizite duke ndarë dhe detaje në lidhje me agjendën e takimeve. Vizita e Blinkenit në Shqipëri, u shpreh ai, është e para dhe riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Duke e vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon, Miller u shpreh se “Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës”.

“Sekretari Blinken do të nisë nesër udhëtimin drejt Tiranës në Shqipëri dhe Munihut në Gjermani. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor”, tha Methju Miller, zëdhënës i DASH. 

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky