Agjencia Zhurnal.mk.

“VLEN”: KSHZ për NJZ6 ka hapur shtatë vendvotime, në katër janë konstatuar parregullsi, BDI-ja nuk ka kapacitet për të implementuar zgjedhje

Tetovë, 14 maj – Përfaqësues të koalicionit “VLEN” në Tetovë në konferencë për shtyp publikuan shembuj të shkeljeve të Kodit Zgjedhor në njësinë e gjashtë zgjedhore. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Fatmir Sabriu, ka sqaruar në emër të koalicionit se kjo është bazuar në pranimin e ankesave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

“Dje me vendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve edhe njëherë u dëshmua se Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka kapacitet dhe kredibilitet për të implementuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duke vepruar në bazë të ankesave të Koalicionit VLEN të parashtruar për disa vendvotime në zonën e 6 zgjedhore si dhe duke u mbështetur në dispozitat e Kodit Zgjedhor vendosi që të hap kutitë e votimit për 7 vendvotime ku në 4 prej tyre u konstatuan parregullsi edhe atë: në vendvotimin 2101, vendbanimi Llërcë, Komuna e Zhelinës u konstatua se në kutinë e votimit ka 1 votë më shumë në favor të Frontit Evropian sesa votues të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, në vendvotimin 0387 vendbanimi Gostivar dhe vendvotimin 1953 vendbanimi Tetovë pati korigjim të rezultatit zgjedhor pasiqë vota të pavlefshme janë numëruar dhe llogaritur si vota të Frontit Evropian”, theksoi Sabriu.

Sipas Sabriut, “Fronti Evropian ka shkelur vullnetin e qytetarëve”.

“I ashtuquajturi Front Evropian duke keqpërdorur të gjitha mekanizmat e pushtetit në mënyrë flagrante ka shkelur dhe deformuar vullnetin e qytetarit duke implementuar “trenin bullgar” siç janë rastet tanimë të konfirmuara me vendim të KSHZ-së në Likovë dhe Llërcë si dhe duke numëruar vota të pavlefshme në llogari të Frontit dhe BDI-së. Imagjinojeni vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik. Ata janë në panik jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar kanë tentuar që të deformojnë vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor”, theksoi zëdhënësi i Lëvizjes Besa.

Ai në fund tha se “shqiptarët më 8 Maj e fituan lirinë dhe sot frymojnë lirshëm”.

“BDI po shkon në opozitë dhe më nuk do të ketë mundësi që duke shfrytëzuar aparaturën shtetërore drejtpërsëdrejti të ndikoj në rezultatin zgjedhor. Është koha për përgjegjësi, për një qeveri e cila do të luftoj krimin dhe korupsionin, do të garantoj zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe integrimin europian. Deformuesit e vullnetit të popullit dhe rezultatit zgjedhor do të mbajnë përgjegjësi dhe do të japin llogari para organeve të drejtësisë”, u shpreh Sabriu.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky