Agjencia Zhurnal.mk.

VLEN për Zhurnal: Me VMRO-në nuk është folur për asnjë resor, nesër është takimi i parë VMRO-VLEN, nga këtu do të fillojnë propozimet , negociatat

Shkup, 11 maj – Pas lajmeve të cilat po qarkullojnë në media lidhur me ndarjen e resoreve në Qeveri në mes të VMRO dhe VLEN, burime brenda kësaj të fundit për Agjencinë e lajmeve Zhurnal bëjnë të ditur se bisedimet për asnjë resor ende nuk kanë filluar me VMRO-në për formimin e Qeverisë së re.

Madje, të njejtat burime shtojnë se nesër pritet që të realizohet edhe takimi i parë mes VMRO dhe VLEN ku do të flitet për temën e qeverisjes eventuale, e këtë e konfirmoi sonte edhe nënkryetari i VMRO, Timco Muncunski i cili tha se nesër pritet takim mes të dyja palëve.

Ndërkohë, burimet shtojnë se në takimin e parë që pritet të ndodh nesër temë e diskutimit do të jetë ndarja e resorëve ku VLEN do të presë ofertën e VMRO dhe më pas e njejta do të shqyrtohet edhe nga kreu i VLEN.

Vlen thekson për Zhurnal se sigurisht edhe ata do të kenë kërkesat e tyre për resoret të cilët do dëshirojnë që të i udhëheqin në Qeverinë e re, e mes tyre sipas informacioneve edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Burimet për Zhurnal thonë se nga nesër të gjitha opsionet do të janë në tavolin për negociata.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky