Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO akuzon pushtetin për furnizimin e librave digjital pa publikuar programet mësimore

Shkup, 31 mars – VMRO-DPMNE-ja akuzon pushtetin për furnizimin e librave digjital pa publikuar programet mësimore. Sipas opozitës për 5 vite të plota BDI-ja dhe LSDM-ja nuk po arrijnë të sigurojnë libra, ndërsa pasi i ndryshuan programet mësimore për gjuhët e huaja për arsimin fillor e anuluan furnizimin e fundit me arsyetimin se nuk janë paraparë fonde për këtë qëllim, ndërsa furnizimi ishte shpallur që në maj të vitit të kaluar. Sipas VMRO-së tani parashikohen furnizime të reja për libra digjitalë edhe pse më herët u bë furnizim prej 500 mijë eurosh për qëllim të ngjashëm, ndërsa librat digjitalë askush nuk i përdori. Opozita maqedonase thotë se pushteti tenton që kompanisë së njëjtë t’i ndajë 800 mijë euro sërish për libra digjitalë.

“Duke e ditur se shumë shpejtë do të jenë opozitë, BDI dhe LSD vendosin të bëjnë edhe një furnizim publik, sërish për libra digjitalë, por kësaj radhë për libra joekzistues. Edhe pse programet mësimore për klasën e 7,8 dhe 9 nuk janë bërë publike, edhe pse libra për këta nxënës nuk janë bërë, megjithatë kjo nuk i pengon të parashikojnë shuma milionëshe për versione digjitale të librave joekzistues. E gjithë kjo është paraparë në furnizimin publik jo për një, por për tre vitet e ardhshme. MASH duhet të përgjigjet nëse edhe këtë tender parashikojnë t’ia ndajnë kompanisë së njëjtë”, tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky