Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE: Kovaçevski le të thirrë seancë për ndryshim të kushtetutës, nëse dështon, shkojmë në zgjedhje

Shkup, 17 gusht – “E vërteta doli në dritë, LSDM dhe Kovaçevski nuk kanë 80 deputetë për ndryshime kushtetuese dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë. Gënjeshtrat e LSDM-së se do të ketë ndryshime kushtetuese kanë dështuar”. Kështu shprehen sot në komunikatën e tyre partiake për media, VMRO-DPMNE, informon Zhurnal.

Sipas tyre, Kovaçevski e ka refuzuar ofertën e VMRO-DPMNE-së sepse e di se nuk ka mjaftueshëm deputetë për ndryshimin e Kushtetutës.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit që të mos ket frikë dhe të vendosë në rend dite ndryshimet kushtetuese për të përballuar realitetin se në të vërtetë nuk ka deputetë për të ndryshuar Kushtetutën.

Por, nga VMRO i bëjnë thirrje se nëse dështon në këtë çështje, atëherë që ditën e nesërme duhet të japë dorëheqje dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“I ballafaquar me realitetin dhe i frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kovaçevski është në kërkim të rrugës për të shpëtuar nga ballafaqimi me qytetarët. Frika është e madhe sepse e di se do të përjetojë një disfatë katastrofale.

Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, garant për këtë janë deputetët e VMRO-DPMNE-së, frikësimet dhe kërcënimet e LSDM-së nuk do të kenë sukses. Dimitar Kovaçevski le të marrë guxim dhe të përballet me qytetarët në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky