Shkup, 27 tetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot e përsëriti qëndrimin e partisë se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese në Kuvend nën kushtet ekzistuese.
“Nëse mendojnë se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do t’i mbështesë këto ndryshime kushtetuese nën këto kushte dhe këto rrethana, atëherë ja publikisht them se kjo nuk do të ndodhë. Ne kemi një qëndrim të qartë – nuk do të mbështesim amendamentet kushtetuese në këto kushte”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për komentin e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, se pret që të sigurohet shumicë dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen në Kuvend.
Mickoski paraprakisht deklaroi se VMRO-DPMNE-ja do të mbështesë ndryshime kushtetuese vetëm nëse merr garanci nga BE se vendi do të hyjë në Union dhe se gjatë procesit të anëtarësimit Bullgaria nuk do të vendosë veto të reja.
Lidhur me pakon e ndihmës që e paralajmëroi Fon der Lajen, Mickoski tha se çdo ndihmë është e mirëseardhur dhe se pret që ajo të thellohet, para së gjithash, me dhënien e grantit në lidhje me ndërtimin e hekurudhës për Bullgarinë, mbështetje financiare për korridoret 8. dhe 10a, si dhe për projektet energjetike, si ndërtimi i hidrocentralit Çebren.
Lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar dje me Fronteksin në gjuhën maqedonase, Mickoski theksoi se çështja e gjuhës është punë e kryer, se ajo është e njohur nga Kombet e Bashkuara dhe e kodifikuar me të gjitha normat gjuhësore dhe shkencore dhe për këtë arsye askush nuk duhet ta hapë këtë. duke shtuar se marrëveshja është një nga qindra marrëveshjet që vendi ka nënshkruar me institucionet ndërkombëtare, duke e përfshirë edhe me BE-në.
Ai pohon se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e flet të vërtetën kur thotë se nuk do të mbyllen TEC “Oslomej” dhe REK “Manastir” ose nuk e ka lexuar propozim ligjin i cili është dorëzuar në Parlament, ndërsa ka të bëjë me likuiditetin e EMV-së, dhe në të cilën është theksuar si kusht mbyllja e “Oslomej” deri në vitin 2023 dhe REK “Manastir” deri në vitin 2027.
Lideri i VMRO-DPMNE-së sot pati fjalim në takimin rajonal të Partisë Popullore Evropiane të cilën e organizon fondacioni “Konrad Adenauer”, në të cilën do të bëhet fjalë për rrjetëzimin lokal të partive simotra nga qendra e djathtë nga Ballkani, për proceset eurointegruese dhe për gjendjen aktuale politike në rajon.




