Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO: Tek ne ka mungesë të ilaçeve, qytetarët po blejnë në Kosovë dhe Serbi

Shkup, 6 gusht – VMRO-DPMNE akuzoi pushtetin se ka lënë qytetarët me mungesa të barnave të llojllojshme. Igor Nikollov nga kjo parti tha se si pasoj e mungesës, qytetarët detyrohen të gjenë zgjidhje duke blerë barna në shtetet fqinje si Kosovë e Serbi.

“Derisa çdo dëgjojmë në media se ka mungesë të barnave për kategori të ndryshme pacientësh, institucionet kompetente që kanë njoftuar të paktën 10 herë se kanë formuar një komision për listë pozitive, sërish në realitet nuk ka as barna bazë të mjaftueshme, e lëre më ilaçet e reja dhe moderne në listën pozitive. A ka institucioni kompetent ligjor, Agjencia e Barnave, të dhëna për konsumin e përgjithshëm të barnave në vend? Nuk mund të lejohet që diabetikët të mos kenë shirita, të mos kenë ilaçe cilësore dhe të lihen pr 7 muaj nën mëshirën. Nuk mund të lejojmë që ilaçi Kreon, Trikafta tashmë të njohur, të mos jenë të disponueshëm për pacientët me fibrozë cistike, gjë që cenon drejtpërdrejt parimin e barazisë. Erdhën në pushtet me premtimin se do të sjellin ilaçe moderne dhe bashkëkohore, ndërsa sot pacientët blejnë ilaçe të zakonshme në Kosovë dhe Serbi. Ndaj është e nevojshme që menjëherë të restartohet istemi shëndetësor dhe kjo Qeveri të largohet sa më shpejt!” – deklaroi Igor Nikollov, VMRO-DPMNE.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky