Agjencia Zhurnal.mk.

Vonesat e fluturimeve pas një defekti teknik mbyllin hapësirën ajrore të Zvicrës

Fluturimet janë anuluar dhe vonuar pas një defekti teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të Zvicrës.

Kjo bëri që hapësira ajrore e Zvicrës të mbyllet mëngjesin e kësaj të mërkure, duke ndaluar ngritjet dhe uljet në aeroportet e Cyrihut dhe Gjenevës për orë të tëra, shkruan Euronews.

Agjencia pan-evropiane e trafikut ajror “Eurocontrol paralajmëroi” linjat ajrore që të presin “vonesa të gjata”.

Aeroporti i Gjenevës tha se trafiku ajror kishte rifilluar gradualisht që nga ora 8:30 në mëngjes. Por, disa fluturime ishin anuluar, duke u thënë udhëtarëve që të kontrollonin me linjat e tyre ajrore për të parë nëse fluturimi i tyre është ende i hapur.

Aeroporti i Cyrihut tha se fluturimet po funksionojnë përsëri.

“Operacionet e fluturimit janë planifikuar me kapacitet 50% deri në orën 9:30 dhe me kapacitet 75% nga ora 9:30,” tha aeroporti në një deklaratë.

Aeroporti i Cyrihut kishte planifikuar 330 fluturime dhe Gjeneva 211 të mërkurën, sipas të dhënave të FlightRadar24.

Më herët, agjencia e kontrollit të trafikut ajror “Skyguide” tha se kishte mbyllur hapësirën ajrore zvicerane për të garantuar sigurinë pas një mosfunksionimi teknik.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky