Agjencia Zhurnal.mk.

Votat e diasporës, Siljanovska 369, Osmani 182 vota

Shkup, 26 prill – Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora.

Nga 2.569 votues, 158 votuan për kandidaten e së “Majtës”, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM me 18 vota.

Siljanovska-Davkova fitoi para kandidatëve të tjerë presidencialë në Vjenë, New York, Sofje, Venecia, Bon, Stokholm, Detroit, Hagë, Çikago, Londër, Lubjanë dhe Pragë.

Osmani fitoi në Berlin, Mynih dhe Toronto. Pendarovski, nga ana tjetër, fitoi në Pekin dhe Uashington.

Ajo që është interesante për votimin në Lubjanë është se “beteja zgjedhore” është zhvilluar mes dy kandidateve femra. Këtu Siljanovska Davkova fitoi 52 vota dhe Vankovska 34.

Në ditën e zgjedhjeve, kandidati Stevçe Jakimovski kritikoi votimin në diasporë, pasi siç theksoi ai ishte ditë pune dhe qytetarët kishin problem të largoheshin nga puna.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky