Agjencia Zhurnal.mk.

Votim, numërim, rezultate, ankesa

Shkup, 24 prill – Në 3.480 qendra votimi në vend sot, në zgjedhjet e shtata presidenciale mund të votojnë 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00. Pas mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë vetëm personat që ndodheshin në objektin ku po votohet në atë moment.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm, pra letërnjoftim ose pasaportë vlefshmëria e të cilave ka skaduar në periudhën nga 24 korriku i vitit 2023 deri më 24 prill të këtij viti. 

Votimi kryhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohen dokumentet për identifikim personal,  dhe ai nënshkruhet në ekstratin nga Lista zgjedhore. Pastaj anëtari i këshillit zgjedhor i jep fletëvotim  në të cilin në pjesën e përparme duhet të vuloset.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente të tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Sipas udhëzimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), me rastin e përcaktimit të identitetit personal, votuesi është i obliguar të paraqitet para këshillit zgjedhor ashtu siç është paraqitur në fotografinë në dokumentin personal të identifikimit. Përfaqësuesit e parashtruesve të listave dhe vëzhguesit e akredituar mund të monitorojnë nga afër përcaktimin e identitetit të votuesit.

Në qoftë se konfirmojnë se votuesi nuk është në ekstraktet nga Lista zgjedhore, anëtarët e Këshillit Zgjedhor (KZ) janë të obliguar ta drejtojnë në sektorin kompetent rajonal të KSHZ-së dhe ta vizitojnë faqen e internetit https://izbirackispsiok.gov.mk/ që të kontrollohet nëse ai është regjistruar në Listën zgjedhore dhe nëse është, në cilin vend mund të votojë.

Nëse votuesi i cili gjendet në Listën zgjedhore është analfabet ose është me pengesa në zhvillim ai do të vendos shenjë nga gishti i madh i djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në ekstraktin nga Lista zgjedhore.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën zgjedhore

Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve edhe atë vetëm me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Në qoftë se votuesi gabon nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë zgjedhore. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta lëshojë vendvotimin pa e vendosur fletëvotimin në kuti.

Pas një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me aftësi të kufizuara dhe analfabet sipas Kodit Zgjedhor kanë të drejte me vete të marrin një person i cili do t’ju ndihmojë gjatë votimit.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetrit është i ndaluar

Prishja e sekretit të votimit është vepër penale. Me Kushtetutë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e këshillave zgjedhorë janë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit. Votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës zgjedhore që paraqet bazë për prishjen e sekretit të votimit dhe mund të sjellin deri në anulimin e zgjedhjeve.

Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor mund të marrë kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një mijë deri në tre mijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Votimi përfundon në orën 19:00

Vendvotimi mbyllet në orën 19:00, ndërsa personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë.

Ndërprerje të votimit mund të ketë nëse në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave të tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe nëse policia është thirrë dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Në qoftë se votimi ndërpritet më herët se një orë kjo nuk vazhdon pas orës 19:00, por nëse është ndërprerë më gjatë se tre orë nuk vazhdon të njëjtën ditë.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet nuk guxojnë të shfrytëzojnë telefon celular, aparat ose mjete të  tjera për të fotografuar fletëvotimin. Këshilli zgjedhor mund ta largojë nga vendvotimi çdo person i cili nuk i përmbahet kësaj ndalese.

Në qendrën e votimit askush nuk lejohet të vijë i armatosur, përveç pjesëtarëve të policisë. Punonjësit e policisë mund të hyjnë në qendrën e votimit vetëm në rast se thirren nga këshilli zgjedhor dhe kur vërejnë një prishje të rëndë të rendit dhe qetësisë.

Numërimi i votave

Procesverbalet dhe materialet e tjera zgjedhore, këshillat zgjedhorë i dorëzojnë deri te KZK-ja në afat prej pesë ore pas përfundimit të votimit. KZK-ja kompetente i grumbullon rezultatet nga votimi, përbën procesverbal dhe ia dorëzon KSHZ-së.

KSHZ-ja rezultatet e para nga votimi të marra përmes rrugës elektronike i publikon rradhazi, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KZK-ja në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja, rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Ankesa

Çdo parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën për votim, grumbullimi dhe konfirmimi i rezultateve nga votimi mund të shtrojë kundërshtim deri te KSHZ-ja në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit gjegjësisht publikimi i rezultateve të para. KSHZ-ja është i obliguar të vendosë përmes kundërshtimit në afat prej 48 orëve pas pranimit.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të shtrohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, megjithatë, pas ankesës është e obliguar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

Çdo votues të cilit i është shkelur e drejta në procedurën e zbatimit të votimit mund të parashtrojë ankesë deri te KSHZ-ja në afat prej 24 orëve. KSHZ-ja është e obliguar në afat prej katër orëve pas pranimit të sjellë vendim.

Kundër vendimit-të KSHZ-së, votuesi mund në afat prej 24 orëve pas pranimit të parashtrojë ankesë deri te Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, e cila megjithatë pas ankesës është e obliguar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

KSHZ-ja mund përmes detyrës zyrtare ose pas ankesës së parashtruar, me vendim e anulon votimin në vendvotimin në rastet e caktuara të konfirmuara me Kodin Zgjedhor.

Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi mund të parashtrohet ankesë deri te Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë është e obliguar pas ankesës të veprojë në afat prej 72 orëve pas pranimit të saj. Votimi i sërishëm në vendvotim ku është anuluar mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë.

Nëse në raundin e parë nuk zgjidhet asnjë kandidat, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, në rastin e 8 majit. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky