Agjencia Zhurnal.mk.

Votimet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut, OSBE/ODIHR nxjerr raportin paraprake: Zgjedhje demokratike

Shkup, 9 maj – Misionet e përbashkëta monitoruese të OSBE/ODIHR-it si dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, zgjedhjet e dyfishta – presidenciale dhe parlamentare i kanë vlerësuar si të drejta dhe demokratike.

Dita e zgjedhjeve u vlerësua si pozitive ku në masë të madhe ishin respektuar procedurat e votimit. Por, zbazëtitë në legjislacionin si dhe dyshimet rrezikojnë sigurinë juridike për çka është i nevojshëm revizioni i tyre.

Këto janë konkluzionet preliminare të misionit ndërkombëtar vëzhgues për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje në vend.

“Një numër i madh i rekomandimeve kryesore të ODIHR-së dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës mbetën të pazgjidhura, duke përfshirë ato për rishikim sistematik të Kodit Zgjedhor, për sigurimin e qasjes së barabartë në media në fushatat zgjedhore dhe për rritjen e llogaridhënies dhe integritetit të financimin e fushatës”, tha Xhiljan Stirk.

Monitoruesit ndërkombëtar në 1.340 vendvotime pozitivisht i kanë vlerësuar procedurat për votim. Megjithatë theksohet se ishin vërejtur disa raste të votimit në grupe dhe familje.

Misioni ndërkombëtar vëzhgues në ditën e zgjedhjeve kishte 344 vëzhgues, nga 42 vende. Rezultatet përfundimtare për rrethin e parë dhe të dytë për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare OSBE/ODIHR paralajmëroi se do t’i publikojë për dy deri tre muaj.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky