Dy vëllezër nga Afganistani u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Berlin.
Ata akuzohen se e kanë vrarë motrën e tyre në vitin 2021.
Afganja, Maryam H, e cila ishte nënë e dy fëmijëve u gjet e groposur në një kodër në rajonin jugor të Bavarisë, disa javë pasi ajo ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Berlin në korrik të 2021.
Autoritetet gjermane ranë në gjurmët e dy vëllezërve Yousuf dhe Mahdi H. si autorët e dyshuar të krimit të rëndë falë kamerave të sigurisë në një stacion treni ku ata shiheshin duke udhëtuar në drejtim të Bavarisë.
Me vete ata kishin një valixhe të rëndë, ku mendohet se kishin futur trupin e motrës së tyre, shkruajnë mediat gjermane.