Agjencia Zhurnal.mk.

Vrasja në Itali, Taulant Malaj filmon vajzën dhe italianin pasi i vrau dhe videon ua dërgon miqve të tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur italinë, ku protagonist ka qenë një familje shqiptare.

Mbrëmjen e kaluar 45-vjecari shqiptar Taulant Malaj, pasi është kthyer në shtëpi ka kryer një masakër, duke vrarë një shtetas italian, vajzën e tij si dhe ka plagosur bashkëshorten, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës, para dhe pasi i ka qëlluar me thikë, i ka filmuar viktimat dhe videon ia ka dërguar miqve të tij.

Këtë video ua kishte dërguar njerëzve të afërt për t’i treguar krimin horror, por edhe për të justifikuar veprimin e tij.

Madje në një moment ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç. I vogli arriti të dalë menjëherë nga shtëpia.

Tragjedia ndodhi në Torremaggiore, Foggia. Taulant Malaj, një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar, akuzohet se vrau vajzën e tij gjashtëmbëdhjetëvjeçare, Xhesika dhe një italian, tregtarin 51-vjeçar, Massimo De Santis.

45-vjeçari ka tentuar të vrasë edhe gruan e tij Tefta Malaj, 39 vjeçe që e akuzonte se e tradhtonte me italianin.

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Bukëpjekësi u përball me tregtarin, pronar i bareve Jolly, në shkallët e një ndërtese në via Togliatti.

Italiani, kunati i senatorit Gisella Naturale (M5S), u godit me thikë për vdekje. I pakënaqur, vrasësi arriti tek gruaja e tij për ta vrarë.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky