Agjencia Zhurnal.mk.

Vrau brenda burgut Arben Lleshin, Sokol Mjacaj apelon në GJKKO futjen e tij në regjimin “41 biss”

Sokol Mjacaj, i cili ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 biss”.

GJKKO ka hedhur shortin ku gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani. Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, dyshohet përkundrejt pagesës.

Pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, gjykata e Elbasanit i komunikoi një tjetër masë arrestin me burg Sokol Mjacajt, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu Prokuroria e Elbasanit ngriti akuzën për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt.

Sipas dosjes së prokurorisë, ka dyshime se Indrit Shaqja që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt për të ekzekutuar Arben Lleshi.

Përveç Sokol Mjacajt, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për veprat penale të grabitjes me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si pjesë së bandës së “Babagjyshëve” të cilët grabisnin argjendari. Gjyqtari i shortuar që do shqyrtojë kërkesën e Kupës është Erion Çela.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky