Agjencia Zhurnal.mk.

Vrau vjehrrën me thikë një vit më parë, dënohet me 25 vite burg Miranda Markja

Gjykata e Dibrës dënoi me 25 vite burg, Miranda Markja, e cila në prill 2021, vrau vjehrrën e saj me thikë. Ngjarje ka ndodhur në fshatin Burim të Maqellarës.

Markja u gjet fajtore për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe u dënua me 25 vjet burgim.

Sipas raportimeve në media për ngjarjen në fjalë, Miranda disa orë pas ekzekutimit të vjehrrës ka telefonuan bashkëshortit, duke e njoftuar për çfarë kishte ndodhur.

Djali i Nazmie Markjas, sapo ka marrë lajmin, është kthyer në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetë. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas krimit.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky