Agjencia Zhurnal.mk.

Walker rrëfen për herë të parë se si dështoi kalimi te Bayern Munich

Kyle Walker ishte një nga objektivat më të mëdhenj të transferimit të Bayern Munichut.

Dhe megjithëse marrëveshja dukej e rregulluar, ajo nuk u materializua kurrë.

Mbrojtësi i krahut qëndroi te Manchester City, ndërsa tani ka rrëfyer se përse dështoi kalimi i tij te Bavarezët.

“Ishte afër, por gjërat mund të ndodhin në futboll. Nuk ishte e destinuar të realizohej”, ka thënë ai për BBC Sport.

“Bayern Munich është një klub i madh dhe nëse shihni se çfarë po bën dhe do të bëjë Harry Kane atje, nuk ishte një hap prapa”.

Ishte e rëndësishme për anglezin që një kontratë t’i jepte atij sa më shumë vite garanci. Gjatë pushimeve verore, Citizens mësohet se i kanë ofruar një zgjatje për dy vjet, e cila zgjat deri në vitin 2024.

“Në mendjen time kam dashur gjithmonë të luaj për Manchester Cityn, por duhet të bëja atë që ishte e duhura për mua dhe të ardhmen time”, ka shtuar më tej Walker.

Edhe trajneri Pep Guardiola ishte duke menduar shumë për të ardhmen e mbrojtësit. Gjatë transferimit, të dy u panë duke darkuar në Mançester dhe thuhet se spanjolli e ka bindur të Walkerin të qëndrojë.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky