Agjencia Zhurnal.mk.

Xavi merr një vendim të guximshëm për të ardhmen e Joao Felix

Joao Felix nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Barcelona dhe në verë ai pritet të rikthehet te Atletico Madrid.

Xavi dhe ekipi i tij stërvitor kanë vendosur që Joao Felix nuk përshtatet në planet e tyre dhe nuk duhet të nënshkruhet përgjithmonë, raporton Joso Alvarez i El Chiringuito.

Stafi teknik i gjigantit katalunas beson se Barcelona do të luaj më mirë nëse në sezonin e ardhshëm do të kenë një sulmues krahu në anën e majtë dhe jo të luajnë me Joao Felix i cili synon të luaj si sulmues i dytë.

Felix është i huazuar te Barca nga Atletico Madrid me Barcelonën që e ka opsionin e blerjes prej 80 milionë euro, shumë që konsiderohet shumë e lartë nga drejtuesit e klubit katalunas.

Pas një fillimi të ndritshëm, Felix ka luftuar për të ruajtur qëndrueshmërinë me Ferran Torres në dukje duke zënë vendin e tij në formacionin titullar.

Portugezi kanë shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime në 22 ndeshje me Barcelonën këtë edicion në të gjitha garat.

Gjithsesi Xavi ka vendosur të mos e mbajë lojtarin dhe Atletico Madrid qysh tani duhet të mendojë për një blerës të ri për portugezin pasi trajneri Diego Simeone nuk e dëshiron në skuadër.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky