Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi – Gir: U këmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Kuvend

Shkup, 1 shkurt – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nënkryetarët Goran Misovski dhe Hysni Ismaili dhe koordinatorët e grupeve parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, Jovan Mitreski, Nikolla Micevski, Arbër Ademi dhe Syrija Rashidi realizuan takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, në Parlament.

“Në takim u këmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Kuvend, për dialogun parlamentar, punën në agjendën e BE-së dhe dinamikën e nxjerrjes së ligjeve, inkuadrimin e Kuvendit në procesin e skriningut dhe përparimi i Dialogut Zhan Mone, a bashkëbiseduesit folën edhe për ndryshimet kushtetues”, informojnë nga Kuvendi.

Bashkërisht u vlerësua se ndërtimi i besimit dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet partive në Kuvend nuk është i rëndësishëm vetëm për realizimin e suksesshëm të reformave në lidhje me eurointegrimin por se edhe ky bashkëpunim është i rëndësishëm për arsye se e formon kulturën politike në vend

“U morën vesh që takimet e këtilla të mbahen në bazë të rregullt, me qëllim që të shqyrtohet së afërmi avancimi i shtetit në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, njoftojnë nga Kuvendi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky