Shkup, 29 qershor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim të lamtumirës me ambasadorin e Hungarisë, SH.T. Llasllo Ishtvan Duks.
Në fillim, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për këtë takime ambasadorin e nderuar të Hungarisë miqësore në largim dhe e falënderoi për kontributin e tij në zhvillimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, si edhe për mbështetjen е Hungarisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Ai potencoi se edhe krahas pandemisë me Kovid, dhe luftës në Ukrainë, bashkëpunimi ishte shumë i mirë në drejtim të çështjes së menaxhimit të krizës refugjate dhe në rrumbullakimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryetari Xhaferi veçanërisht e theksoi rolin e Parlamentit Hungarez në organizimin e Konferencave të Kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për integrimin në Bashkimi Evropian.
Ambasadori Duks e falënderoi Kryetarin Xhaferi për takimin dhe bashkëpunimin deritanishëm të hapur dhe shprehu besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij, ambasadorin e ri hungarez i cili e merr detyrën në shtator të këtij viti. Ai përmendi se në gjashtë vitet e tij në Maqedoninë e Veriut, përjetoi shumë faza të ndryshme të zhvillimit të vendit dhe rajonit, dhe se për të, pika më e ndritur e mandatit të tij ishte çasti i ratifikimit të Protokollit për aderimin e vendit tonë në NATO në Parlamentin hungarez, çast i cili atëherë dukej si një akt simbolik, mirëpo tani, në këtë kohë të sfidës së sigurisë në Evropë, edhe si e konfirmon rëndësinë e anëtarësimit në këtë aleancë. Ai e përsëriti gatishmërinë e Hungarisë për të vazhduar me mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi i dhuroi ambasadorit Mirënjohje për punën e tij dhe i uroi shëndet të mirë dhe sukses në punën e mëtejme.