Xhevdet Shabani dhe Labinot Ibrahimi do të vazhdojnë të jenë përsëri bashkëlojtarë, por kësaj radhe jo te Malisheva.
Dy futbollistët me përvojë të madhe në futbollin kosovar kësaj radhe do të largohet nga Superliga për ta vazhduar karrierën në Ligën e Parë.
Gazetari i Art Motion, Arbon Flugaj ka raportuar se Shabani dhe Ibrahimi tanimë kanë një marrëveshje me Feronikelin dhe vetëm detajet i ndajnë nga zyrtarizimi.
Postimi i plotë nga Flugaj:
Përveç Shabanit dhe Ibrahimit tek Feronikeli pritet të afrohen edhe dy ose tre futbollistë të tjerë me shumë përvojë si dhe një numër i lojtarëve me potencial të madh për të ardhmen.




