Agjencia Zhurnal.mk.

“Xhihadi Islamik” ka konfirmuar vdekjen e komandantit

Grupi palestinez “Xhihadi Islamik” sot e konfirmoi se komandanti i lartë i tij është vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

“Saraja Al-Kuds (Brigadat e Jerusalemit) e vajton liderin Kaled Mansur, anëtar i Këshillit të Sigurisë dhe komandant i jugut (të Rripit të Gazës), i cili u martirizua dje në sulmin ajror izraelit”, thuhet në kumtesën e grupit.

“Saraja Al Kuds” është krahu i armatosur i grupit “Xhihadi Islamik”.

Në kumtesë saktësohet se Mansur vdiq së bashku me dy luftëtarë të tjerë në qytetin Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Tregohet gjithashtu se janë vrarë edhe pesë civilë, duke përfshirë një fëmijë dhe tre gra, pasi disa ndërtesa banimi në Rafah u shkatërruan nga sulmi.

Mbrëmë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza kumtoi se 24 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë deri më tani nga sulmet ajrore izraelite. Nuk është e qartë nëse në këtë numër përfshihen edhe viktimat në Rafah, ku të mbijetuarit ende po kërkohen nën rrënoja, shkruajnë mediat perëndimore.

Sipas kumtesës së sotëm të ushtrisë izraelite, në Bregun Perëndimor janë arrestuar njëzet anëtarë të dyshuar të grupit “Xhihadi Islamik”.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky