Agjencia Zhurnal.mk.

Xhudisti i njohur/ Akil Gjakova denoncohet nga bashkëshortja për dhunë

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova, raportohet se është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë.

Sipas “Insajderi”, Akil Gjakova kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshortja, derisa kjo ishte përgjigjur me një padi, ku mes tjerash, ka deponuar fakte se sportisti i njohur ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Kjo media mes tjerash raporton se gjykatësi Driton Noci ka parë dosjen dhe ka kërkuar që rasti të shkojë në prokurori. Megjithatë, raportohet se kur shkresa i shkoi prokurores Lumturie Hoxha, nuk është hapur rast.

Policia ndërkaq, deri tani nuk e ka konfirmuar rastin për median.

Ndërkohë, Gjakova është pyetur nga “Sinjali” në lidhje me këtë çështje.

“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…” – citohet se ka thënë ai.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky