Agjencia Zhurnal.mk.

Ylli Dervishi mes lotësh bën një rrëfim prekës për sfidat që ia solli jeta

Ylli Dervishi gjatë spektaklit të së hënës (8 janar) ka bërë një rrëfim emocional për të kaluarën dhe për sfidat që ka hasur në jetë.

Përgjatë historisë, Buci ka zbuluar detaje nga sfidat e tij, e një nga më të vështirat për të rezultoi të jetë lufta e fundit në Kosovë.

Asokohe, banori i Big Brother tha se ishte ndarë nga familja aksidentalisht, duke bërë që të përfundojë i vetëm në kohë lufte, derisa ka treguar në detaje se çfarë përjetimesh të rënda ka pasur.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam qëndruar për pesë netë e gjashtë ditë, i vetëm në mal. Çdo ditë mendoja që do të vdisja”, u shpreh ai.

I njëjti më pas tregoi për ritakimin me familjen dhe për gjërat e tjera që ndodhën më pas.

Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrenti ka folur edhe për njohjen me partneren e tij, Veronën dhe për problemet që kishte hasur me familjen e saj për shkak të punës së tij në klubet e natës.

Buci mes tjerash ka falënderuar edhe kolegët e tij të punës dhe miqtë që e kanë përkrahur në momentet më të vështira.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky