Agjencia Zhurnal.mk.

Ylli i Chelseat ka marrë vendimin për t’u larguar, agjentët e tij kanë filluar bisedimet me klubet tjera

Enzo Hernandez raportohet se ka marrë vendimin për t’u larguar nga Chelsea pas vetëm 12 muajsh, pasi u transferua për një shifër rekord prej 107 milionë eurosh nga Benfica.

Reprezentuesi argjentinas është një lojtar kyç i Chelseat, duke luajtur në 28 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe duke shënuar pesë gola në këtë proces.

Teksa Fernandez ka bërë disa performanca të mira, ai ka dështuar që t’i përmbushë pritshmëritë e tifozëve, sidonos duke marrë parasysh çmimin astronomik të tij.

23-vjeçari është nën kontratë në “Stamford Bridge” deri në 2032, andaj çdo klub i interesuar do të duhej të ‘thyente bankën’ për të nënshkruar me të.

Sipas Football Transfers, agjentët e Fernandez tani kanë nisur bisedimet me disa klube të ndryshme, për të eksploruar mundësitë e mundshme për mesfushorin e talentuar.

Fernandez ka mbetur tejet i nervozuar me mungësn e progresit që prej se Mauricio Pochettino u emërua në krye të klubit, me klubin londinez që gjendet në pozitën e 11-të në tabelën e Ligës Premier.

Pjesëmarrja në garat evropiane është shumë e rëndësishme për Fernandez dhe fakti që Chelsea me gjasë nuk do ta arrijë kualifikimin këtë sezon, atëherë kjo mendohet të jetë njëra prej arsyeve se pse ai po e konsideron këtë largim shokues.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky