Agjencia Zhurnal.mk.

Ylli i Sherlock thotë se ka hequr dorë nga të qenit vegjetarian pas 38 vjetësh

Martin Freeman ka zbuluar se ka hequr dorë nga të qenit vegjetarian pas 38 vjetësh, pasi produktet e zëvendësimit të mishit janë ‘shumë, shumë’ të përpunuara’.

Ylli i serisë Sherlock e pranoi se i është kthyer ngrënies së mishit, shkruan DailyMail.

Freeman, i cili ësht 52 vjeç ishte bërë fillimisht vegjetarian gjatë kohës sa ishte adoleshent, pasi siç thotë ai nuk ishte “kurrë rehat” me ngrënien e mishit të kafshëve.

Foto: Martin Freeman në serialin Sherlock

Sidoqoftë, ai pas kaq shumë vjetësh ka ndryshuar mendje, pasi po përpiqet të hajë më pak ushqime të përpunuara dhe të kënaqet me ato që ai pëlqen.

“Unë më nuk jam vegjetarian. Jam bërë në janar të vitit 1986”, deklaroi aktori i njohur gjatë një emisioni.

Freeman është një aktor tejet i famshëm i njohur për paraqitjen e tij në filmin The Hobbit: An Unexpected Journey e sidomos edhe në serialin Sherlock.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky