Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev për gazetën greke: Marrëveshja e Prespës është gjëja më e mirë që ka ndodhur në Ballkan në 20 vitet e fundit

Shkup, 5 maj – Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën greke “Efsyn”, u shpreh se për çdo ditë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kanë përfitime të reja nga Marrëveshja e Prespës dhe arsye të reja pse kjo marrëveshje është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Ballkanit në 20 vitet e fundit.

Ai shtoi se dy shtetet dhe qytetarët e dy vendeve tani ndërtojnë miqësi dhe fqinjësi të mirë për dallim me atë çfarë ka ndodhur nga viti 1991 deri në vitin 2018.

“Bizneset tani bashkëpunojnë më shumë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë komunikojnë, lëvizin dhe bashkëpunojnë. Shkupi dhe Athina asnjëherë nuk kanë qenë më afër”, u shpreh Zaev.

Zaev theksoi se Marrëveshja e Prespës Maqedonisë së Veriut i solli anëtarësim në NATO dhe beson se nuk ka fuqi politike që mund t’i prishë marrëdhëniet e mira që nisën me nënshkrimin e marrëveshjes.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky