Shkup, 12 dhjetor – Kryetari i Bashkimit Socialdemokrat të Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në shtabin komunal të kësaj partie në Strumicë e realizoi të drejtën e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake.
LSDM-ja sot e zgjedh zëvendësin e Zaevit. Për kryetar të partisë kanë kandidauar tre kandidatë edhe atë Dimitar Kovaçevski, i cili është zëvendësministër aktual i Financave dhe anëtar i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, Frosina Remenski, ish-deputete dhe ish-nënkryetare e LSDM-së dhe Jovan Despotovski, drejtor aktual i Drejtorisë ZZHTI.