Dibër, 30 korrik – Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bllato, pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Perëndim, në vendin e quajtur Orman, atari i fshatit Spas të Dibrës, afër kufirit me Republikën e Shqipërisë, kanë zbuluar parcela të mbjella me marihuanë.
“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, janë gjetur shumë parcela të mbjella me kanabis sativa. Me këtë rast në parcelat janë mbjell rreth 500 degë, nga të cilat në tregun e zi do të fitohej marihuanë në vlerë prej rreth gjysmë milioni euro, si dhe kamera pa tela dhe pompë për trajtimin e bimëve”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme – Ohër.
Sipas tij, me urdhër të Prokurorit publik, një pjesë e degëve janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa pjesa tjetër janë asgjësuar.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.