Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohen detaje nga kontrata e re që pritet ta nënshkruajë Lautaro me Interin

Lautaro Martinez do t’i qëndroj besnik Interit dhe largimii i tij nga Giuseppe Meazza nuk bëhet fjalë.

Sulmuesi argjentinas tani është bërë kapiteni i parë i Neroazzurëve dhe qëndrimi i tij në skuadrën zikaltërt është mëse i sigurt.

26-vjeçari ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026, por ajo do të vazhdohet deri më 2028 ku për Lautaron do të ketë edhe rritje të pagës.

Në muajt e ardhshëm shkruan ‘Il Giornale’, pritet që të ketë një zgjatje të kontratës, që lidh Lautaro Martinez me skuadrën e Interit.

Sipas gazetës italiane, vjeshta do të jetë momenti i duhur për të zgjatur martesën mes sulmuesit dhe klubit zikaltër, që synon që të rrisë ndjeshëm pagën e kapitenit të ri, që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Palët po punojnë për një zgjatje të kontratës së argjentinasit deri në vitin 2028 dhe paga e lojtarit do të jetë 7.5 milionë euro plus bonuse në marrëveshjen e re. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky