Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në “terrenet e ngrira” të Suedisë

Imazhet e para të prototipit të Range Rover Electric janë zbuluar këtë javë ndërsa automjetet i nënshtrohen testimit të temperaturës së ftohtë në Rrethin Arktik.

Prodhuesi britanik i automjeteve JLR (ish Jaguar Land Rover) zbuloi në fund të vitit 2021 pamjen e parë të një Range Rover tërësisht elektrik të cilin kompania planifikoi ta lansonte në vitin 2024, shkruajnë mediat e huaja.

Ato janë testuar në temperaturat -40°C në Rrethin Arktik, ndërsa JLR thotë se prototipe të tjera janë testuar gjithashtu në temperatura mbi 50°C në shkretëtirat e zjarrta të Lindjes së Mesme.

Dhe testet e para në Suedi thuhet se po përqendrohen në “aftësinë e baterisë” në temperatura ekstreme nën zero.

Megjithatë, gjatë procesit, janë testuar edhe aspekte tjera të veturës me fokusin në fazën përfundimtare të testimit, përpara se Range Rover elektrik të dalë në treg më vonë vitin e ardhshëm, është në optimizimin e transmisionit, motorëve elektrikë dhe elektronikës në kushte ekstreme.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky