Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet axhenda e kryediplomatit Giorgos Gerapetritis në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Sipas njoftimit të ri të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, është bërë me dije axhenda e vizitës së kryediplomatit grek Giorgos Gerapetritis, në kuadrin e pjesëmarrjes së tij të premten, më 6 tetor, në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, presidencën e radhës të të cilit mban Shqipëria. Gerapetritis do të takohet sot me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z.Anastasios. Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, ai do të marrë fjalën në seancën e dytë të samitit. Pas kësaj, z. Gerapetritis do të ketë kontakte me përfaqësues të pakicës kombëtare greke në Shqipëri dhe më pas do të vizitojë Ambasadën e Greqisë në Tiranë. Gjithashtu do të vijojë një takim dypalësh me homologun e tij shqiptar, Igli Hasani, ndërsa do të pritet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky